Kompania ajrore me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, Ryanair, njoftoi se në prill të vitit 2026, do të hapë një bazë të re në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me tre avionë Boing 737 800.
Ky investim që arrin vlerën 300 milionë dollarë, parashikon krijimin e mbi 3 mijë vende pune në Shqipëri, transmeton klankosova.tv.
Baza e Ryanair në Tiranë pritet të ofrojë mbi 450 fluturime çdo javë drejt 33 destinacioneve, duke përfshirë dhjetë vende të reja si Birmingham, Dublin, Milano, Malta, Napoli.
Në planet afatgjatë, kjo kompani, pritet të zgjerohet në gjashtë avionë dhe pesë milionë pasagjerë në vit deri në 2030-ën me më shumë se 20 destinacione të reja.
Siç thotë Top Channel, për të festuar këtë njoftim, Ryanair ka lansuar një ofertë treditore me çmime duke filluar nga vetëm 24.99 euro, për udhëtime në tetor dhe nëntor.
https://www.youtube.com/watch?v=1rkfNHKtim0
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.