Krahasuar me pesë vjet më parë, korrupsioni mund të jetë më pak i theksuar.
Por, bizneset kosovare besojnë se ai vazhdon të jetë i theksuar, sidomos në komuna e ndërmarrje publike.
Në anketën e prezantuar nga Oda Ekonomike Amerikane dhe USAID, del se forma më e theksuar është ryshfeti, njofton Klan Kosova.
Shkaktar i kësaj po shihet sundimi i dobët i ligjit dhe moszbatimi i duhur i kornizës ligjore.
Këtu pritet nga qeveria të kryejë punë, për të cilën bizneset kanë mendime të ndryshme sa është angazhuar në këtë drejtim.
Në luftën kundër korrupsionit, prokuroria e gjykatat mund t’ia kenë lakminë policisë, që po cilësohet si më punëtorja.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=UTY--9jaw_o
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.