Gjigandi AT&T ka konfirmuar ekzistencën e smartfonit Samsung Galaxy S6 Active.
Ai do të shitet vetëm nga ky distributor ndërsa është dizajnuar për të ofruar mbrotjtje deri në shkallë ushtarake.
S6 Active ka marrë certifikimin MIL-STD-810G që siguron mbrojtje ndaj kripës, pluhurit, lagështisë, shiut, vibrimeve, rrezatimit solar dhe shokut termik.
Smartfoni ka poashtu certifikimin IP68 që tregon se i reziston ujit deri në thellësi 1.5 m, për 30 minuta. Ndërsa butonat fizik tek ekrani bëjnë që ai të përdoret lehtësisht edhe me doreza.
Ky smartfon ka ekran 5.1 inç, QHD Super Amoled dhe procesor Exynos 720. Bateria ka kapacitet 3,500mAh dhe furnizim me valë.
Ky version ka 23GB hapësirë të brendshme dhe do të ofrohet në ngjyrë të bardhë, blu dhe gri. Do t dalë në shitje më 12 qershor.
https://www.youtube.com/watch?v=-0YeYMbw7xY
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.