Samsung prezantoi versionin e limituar të Galaxy S6 edge Iron Man, një version special i Galaxy S6 i dizajnuar në bashkëpunim me kompaninë Marvel.
Telefoni inteligjent Galaxy me logon e Iron Man vjen me një trup metalik ngjyrë të kuqe i kombinuar me ngjyrën e florinjtë rreth butonave dhe kamerës. Ky telefon ka të njëjta specifika si varianti i rregullt i Galaxy S6 me 64GB hapësirë të brendshme.
Bashkë me të vjen edhe një pajisje që do të furnizojë telefonin me energji nëpërmjet internetit me valë, e cila është e ngjashme për nga pamja me rektorin me hark të Iron Man.
Telefoni do të hidhet në treg më 27 maj, ndërsa çmimi nuk është bërë i ditur akoma.
https://www.youtube.com/watch?v=wB6MId15cpo
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.