Driloni është shprehur se e ka mendjen 24 orë në lojë, dhe sipas tij nuk qëndrojnë mendimet e disa banorëve që i njëjti nuk e ka mendjen aty brenda.
“Komplimenti më i madh që dikush ka mujt me ma dhanë dikush këtu për Big, është që po i di të gjitha gjërat”, u shpreh Driloni.
Driloni tutje u shpreh se aty brenda shumë banorë kanë xhelozi ndaj tij, në veçanti Lela, transmeton Klankosova.tv.
Krejt ky diskutim mes banorëve erdhi pas dronit që u pa mbi shtëpinë e Big Brother VIP Kosova për Drilonin.
Ai tutje ka ironizuar me Xuxin, pasi ky e fundit hodhi një akuzë ndaj Drilonit në lidhje me Edin.
"Sa informata më ka dhënë, kam harru!", u shpreh Driloni ndaj Xuxit.
Për më shumë, shiheni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=3P1u5k1t-UM
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.