Kostoja e funeralit që mori vëmendjen e gjithë planetit nuk u tregua.
Por ceremonia madhështore e 19 shtatorit e varrimit së Mbretëreshës Elizabetë II thuhet se i kushtoi goxha shtrenjtë britanikëve.
The Telegraph bëri një llogaritje me ekspertë mbretërorë ku u tha që vetëm atë ditë nga taksapaguesit anglezë u morën 9 milionë euro. Madje shuma e përgjithshme sipas tyre në gjithë periudhën e zisë për monarken arrin shifrën e miliardave, njofton Klan Kosova.
E gjithë këto mjete të shpenzuara i konsideron të merituara, Sekretarja e Shtetit në Mbretërinë e Bashkuar për Kulturë, Media dhe Sport, Michelle Donelan.
"Nuk mendoj se dikush mund të sugjerojë që monarkja jonë e ndjerë nuk e meritonte këtë largim, duke pasur parasysh detyrën dhe shërbimin vetëmohues që ajo bëri për më shumë se 70 vjet", tha Donelan.
Madje sipas kësaj ministre edhe vetë britanikët e shijuan këtë ceremoni madhështore.
Të paktën 10,000 oficerë policie dhe 1,650 personel ushtarak u përfshinë në bartjen e arkivolit të mbretëreshës nga Westminster Abbey në Wellington Arch pas funeralit të saj.
1,000 të tjerë u pozicionuan nëpër rrugët e Londrëns për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj ngjarje të rrallë.
https://www.youtube.com/watch?v=wpaopsmyO-g
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.