Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe GIZ-i kanë organizuar diskutimin “Politikat për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”, gjatë të cilit u lansua raporti “Obligimet në fushën e efiçiencës së energjisë dhe harmonizimi me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”.
Sipas këtij raporti, Kosova ka nivelin më të ulët zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në krahasim me vendet e Rajonit, pothuajse në një nivel me Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, ndërsa nivel më të lartë kanë Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Bedri Dragusha, profesor në Universitetin e Prishtinës, në prezantimin e hulumtimit rreth obligimeve të Kosovës në fushën e Efiçiencës Energjike, tha se një prej zotimeve të Kosovës është shumëllojshmëria e furnizimit të energjisë dhe se aktualisht Kosova 97% të energjisë e përfiton nga linjiti dhe vetëm 3% nga burimet tjera. Ky projekt ka filluar para disa vitesh me 7 vende të Ballkanit Perëndimor.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.