Gazetarja Sala Gashi po qëndron në Bajram Curr, në qendrën e votimit në shkollën "Konferenca e Bujanit".
Shkëlqim Selimaj, përgjegjësi i kësaj qendre, tha për Klanin se si rrodhi i gjithë procesi.
"Procesi ka vazhduar normalisht, nuk ka pasur probleme, gjithçka ka qenë në rregull. Në ora 06:00 kemi ardhur në qendër të votimit, derisa në 07:00 është hapur qendra për votim", tha Selimaj.
Tutje, ai shtoi se deri më tani kanë votuar rreth 30% e votueseve të kësaj qendre votimi.
https://www.youtube.com/watch?v=9c2yBaI4oqg
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.