Drejtori i sportit në Art Motion, Arlind Sadiku, ka folur nga Bratisllava para ndeshjes së rëndësishme sonte, duke theksuar atmosferën e zjarrtë të krijuar nga tifozët shqiptarë.
“Është ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme. Ka numër të madh të shqiptarëve që janë prezent sonte, po duket sikur jemi në Kosovë”, u shpreh Sadiku.
Ndërkohë, edhe ish-lojtari i Kombëtares, Atdhe Nuhiu, ka komentuar përballjen, duke pranuar mungesën e rëndësishme në skuadër.
“Mungon Amir Rrahmani, por ekipi është i mirë. Është një lojë vendimtare, e dimë çka do të thotë kjo ndeshje për ne, por duhet të kemi respekt edhe për kundërshtarin. Shpresoj dhe jam i bindur se do të kemi sukses”, tha Nuhiu.
Ndiqeni videon live:
https://www.youtube.com/watch?v=oe1qs-kWLfg
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.