Boksieria Donjeta Sadiku ka hyrë në histori të këtij sporti të mërkurën.
Garuesja e klubit Gollaku arriti që t’ia siguroj për herë të parë Kosovës medaljen nga kampionati boëtror për junior që po zhvillohet në Taivan.
Ajo në luftën që ia siguroi medaljen e bronztë fitoi ndaj boksieres nga Taxhikistani Idimok Kholova në kategorinë 60 kilogram.
Tani Sadiku gjithashtu do ta ketë edhe mundësinë për të luftuar edhe për dy poziatat e para në botëror, ku në gjysemfinale do të përballet me boksieren ruse Ekaterina Dynik.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.