Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, është kualifikua në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “Balkan” që po zhvillohet në Bullgari.
Ajo mposhti bullgaren, Mehmedova Aslahan, në kategorinë deri në 60 kg.
Ne një lufte mjaft te vështirë Donjeta arriti ta mposht nen kampionen e Evropës ne 64kg. për vitin 2017 bullgaren Mehmedova.
Nesër me 20 tetor në gjysmëfinale Sadiku do të dal përballë boksieres nga Italia De Carlo Vittoria e cila regjistroi fitore po ashtu.
Ne këtë turne drejtësinë po ndanë dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
●●●
NSHKRIMI NGA
Naim
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.