Boksierja, Donjeta Sadiku do të përballet sot në kuadër të Kampionatit Botëror të boksit për femra, që është duke u mbajtur në Stamboll të Turqisë.
Sadiku sot me 15 Maj nga ora 18:00 paraqitet në ring në xhiron e dytë eliminatore për kundërshtare ka boksieren nga Republika Demokratike e Kongos Tshamala Jocelyne.
Donjeta tregoi në xhiron e parë se është në formë të mirë ku mundi bindshëm boksieren nga Japonia edhe sot presim fitore, dhe të kualifikohet në çerekfinale ku bokson për medalje.
Kampionati do të mbahet deri më datën 21 maj. /Klankosova.tv/
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.