Lirim Krasniqi nga organizata Germin sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur rreth Samitit të Diasporës që po mbahet në Shqipëri.
Ai theksoi se ky samit po organizohet për herë të katërt me radhë dhe përfaqëson një ngjarje të rëndësishme për shqiptarët.
Krasniqi shtoi se samiti krijon një hapësirë të dobishme për bashkatdhetarët, duke u mundësuar atyre të diskutojnë çështje të ndryshme që lidhen me vendlindjen e tyre.
“Samiti i Diasporës shqiptare organizohet për herë të katërt dhe është një ngjarje me rëndësi, sepse në njërën anë tregon përkushtimin ose njohjen që Qeveria e Shqipërisë i bën diasporës, si një nga potencialet më të mëdha që ka jo vetëm si shtet, por edhe si komb dhe në anën tjetër ofron një hapësirë ose një lloj platforme për të diskutuar disa prej temave më të rëndësishme që i preokupojnë bashkatdhetarët tanë në raport me vendlindjen dhe atdheun”, tha ai./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=fl4IVvl088g
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.