Gjigandi Samsung do të goditet shumë financiarisht nga largimi i Note 7 prej tregut.
Kjo do të ndikojë në buxhetin e kësaj kompanie për vitin 2017.
Të premten, kompania ka deklaruar se pret impakt negativ rreth 2.7 miliardë dollarë.
Telefoni i cili u lansua në gusht të këtij viti, ka pasur jashtëzakonisht shumë probleme me baterinë, e cila eksplodonte edhe pa u ndezur fare.
Humbjet totale nga tërheqja e këtij telefoni nga tregu, do të sjellë humbje në më shumë se 5 miliardë dollarë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.