Samsungu edhe zyrtarisht ka lansuar telefonin e parë të mençur që përmban tri kamera në pjesën mbrapa.
Kompania ka prezantuar sot modelin "Galaxy A7" për Evropën dhe Azinë, shkruan The Verge, përcjell Klan Kosova.
Tri kamerat përmbajnë një censo 24 megapikselë me autofokus, një lens 5 megapikselë dhe një tjetër me 8 megapikselë që kapë një gjerësi të fotografisë prej 120 shkallësh.
Telefoni i ri është i madh 6 inçë, ekran "Full HD+ Super AMOLED", bateri 3,300 mAh, çip okta 2.2 GHz dhe RAM memorie prej 6 GB me 128 GB hapësirë të zgjerueshme.
Sistemi operativ i këtij telefoni di të jetë Android Oreo, njofton The Verge, transmeton Klan Kosova.
Çmimi i Galaxy A7 do të bëhet publik më 11 tetor.
https://www.youtube.com/watch?v=Vm-6EnESpjU
●●●
HSHKRIMI NGA
haris
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.