Samsung Electronics ka ndaluar shitjen e telefonit të mençur Galaxy Note 7, duke thënë që problemet me bateri kanë shkaktuar shpërthimin e telefonit.
Vendimi për ndalimin e këtij produkti vjen pas raportimeve që telefonat kanë shpërthyer gjatë apo pas mbushjes.
Kompania ka thënë që konsumatorët që tashmë kanë blerë produktin do të mund ta ndërrojnë për një të ri.
Ndër të tjera kompania ka deklaruar që brenda dy javësh do të zëvendësohen të gjitha pajisjet.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.