Apple ishte prodhuesja më e madhe e telefonave inteligjentë në tremujorin e katërt në vitit 2014, por ky titull i ka kaluar tashmë Samsung-ut për tremujorin e parë të vitit 2015.
Sipas një raporti të realizuar nga firma e hulumtimit të tregut, Strategy Analytics, Samsung zuri 24% të tregut gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke tejkaluar Apple-in, e cila zuri rreth 18% të tregut.
Sa i përket njësive të tregtuara, kompania koreano-jugore tregtoi 83.2 milionë telefona inteligjentë në të gjithë botën, ndërsa Apple tregtoi 61.2 milionë njësi.
“Samsung vazhdon të përballet me sfida në Azi dhe vende të tjera, megjithatë përformanca e saj globale e ka stabilizuar mjaftueshëm mirë këtë tremujor, për të mundur Apple-in dhe t’i marrë vendin e parë si prodhuesja më e madhe e telefonave inteligjentë në botë,” u shpreh Neil Mawston, drejtori ekzekutiv i firmës Strategy Analytics.
●●●
KTSHKRIMI NGA
KlanKosova Test
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.