Teknologjia e re e Samsung përdorë panele reflektuese OLED të cilat mund të kombinuara me dekore të cilat brenda kanë të vendosura kamera 3d.
OLED display është ndër modelet e fundit të ekraneve i cili është sikur pasqyrë dhe i dizajnuar posaçërisht për reklama/
Ekranet e reja janë prezantuar në një qendër shopingu në Hong Kong.
Ideja e kësaj është që tu ofrojë konsumatorëve shërbimet në mënyrë vizuale sa më të mirë.
Ekrani i ri do të përdoret për marketing ku konsumatorët mund t’i zgjedhin dhe t’i kombinojnë produktet e tyre të preferuara. Krejt kjo mundësohet nga Intel Real Sense, në element teknologjik që përdor kamera Smart 3d, zërin dhe kontrollin e gjestikulacionit dhe një librari ku koleksionon perceptimet.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.