Samsung është në rrugë të krijimit të një versioni të modifikuar të telefonit Galaxy S6, i cili do të jetë rezistent në ujë dhe pluhur. Llogaria @evleaks ka shfaqur një foto të këtij smartfoni që do të quhet Galaxy S6 Active.
Ky telefon do të vie në tri ngjyra: të bardhën, të zezën dhe blu. S6 Active nuk do të ketë sensorin e gjurmëve të gishtave, do të ketë ekran 5.1 inç Quad HD, me procesor Exynos 7240 3GB RAM, bateri 3.600 mAh dhe sllotin për microSD.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.