Sara Elshani, 15 vjeçarja e cila po befason me zërin e saj ishte e ftuar në “Weekend” në Klan Kosova, ku ka shpalosur detaje nga jeta e saj me muzikën.
Elshani e cila ka filluar të merret me muzikën që nga mosha 7 vjeçare, tha se talentin e trashëgoi nga nëna e saj.
Ajo bëri të ditur se ka marrë pjesë në shumë festivale, ku është shpërblyer me çmime të ndryshme. Derisa shton se e publikuar albumin e saj me 7 këngë në vitin 2022.
"Çdo herë pas koncertit komente pozitive dhe veç me vazhdu përapara. Në festivale, është njëfar ndjenje që kur vjen pjesa e çmimeve më duket që ndalet krejt dhe nuk nin kurgjo", tha Elshani.
Nga takimi me Yll Limanin, Sara veçon mesazhin e tij për të filluar t'i shkruajë këngët vet.
Ndryshe, Sara sapo ka përfunduar videoklipin e këngës së saj më të re “Adoleshenca”.
Ndiqeni videon nga emisioni "Weekend" për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=iF4kA4Ffgm4
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.