Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini i ka shkruar letër të premten Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF).
Aty ai e ka shprehur shqetësimin për thirrjet anti shqiptare dhe anti Kosovë si dhe për panot diskriminuese të shfaqura në ndeshjen e fundjavës së kaluar mes skuadrës sllovene Gorenje Velenje dhe ekipit serb Partizan nga Beogradi, transmeton klankosova.tv.
Takimi është zhvilluar në Slloveni dhe përpos thirrjeve, atje është shfaqur edhe flamuri i Serbisë mbi atë të Kosovës.
Prandaj Saraçini ka kërkuar nga EHF që të merren të gjitha masat që raste të tilla të mos ketë më në palestra.
Letra i është dërguar të gjithë drejtuesve të Federatës Evropiane të Hendbollit. /Klankosova.tv
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.