Një gazetë gjermane ka publikuar një dosje të re me pretendime alarmante për “Sarajevo Safari”, ku theksohet se gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet 1992-1996, disa qytetarë të pasur të shteteve perëndimore, ndër ta edhe italianë, paguanin për të marrë pjesë në ture, ku në pozicione snajperësh rreth qytetit qëllonin qytetarë për argëtim.
Kjo ngjarje e trishtë ishte dëshmuar në Tribunalin e Hagës, në vitin 2007, transmeton Klankosova.tv.
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në emisionin “Ora Shtatë”, thotë se Gjykata e Hagës në atë kohë ishte sa për sy e faqe, derisa shtoi se nuk kishte qëllim real ngritjen e aktakuzave dhe sjelljen para drejtësisë të personave të dyshuar.
“Vendosi dënime tejet të ulëta. Ishte e ngritur në baza politike, dhe ashtu përfundoi”, tha ai.
Nga ana tjetër, ish-kryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj thotë se “Sarajevo Safari” nuk mund të zhduket nga historia.
Sa i përket tribunalit të ngritur për këtë çështje, ai thotë se faktet nuk janë shoshitur si duhet.
https://www.youtube.com/watch?v=PR9YE8dgesI
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.