Në kuadër të përpjekjeve për të gjetur zgjedhje për kërkesat e SBASHK-ut para grevës së paraparë për 13 prill përfaqësuesit e kësaj sindikate sot janë takuar me Ministrin e Punës dhe Mirëqënies Sociale, Skender Reçica për të diskutuar për planifikimin afat-mesëm të shpenzimeve për këtë ministri.
Reçica i informoi përfaqësuesit e SBASHK-ut të në planifikimin buxhetor të Kornizës Afat-mesme të Shpenzimeve 2019-2021, MPMS e ka përfshirë edhe Ligjin për Punëtoret e Arsimit Shqip që punuan në vitin shkollor 1990 deri në vitin 1999, të cilin propozim kjo ministri e ka përcjellë në Ministrinë e Financave.
Rrahman Jasharaj, nga ana e tij kërkoi të bëhen përpjekje që ky ligj përkundrazi që nuk është aprovuar ende në Qeveri, të shkon në ekzekutivit dhe të procedohet për në Kuvend, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.