Shërbyesit Civil në të gjithë vendin nisën punën të hënën pas grevës pesëjavëshe.
Por ata për periudhën e kaluar pa punuar morën kompensim pagën e shtatorit, ndryshe nga punëtorët e Arsimit që nuk morën asnjë cent për periudhën e njëjtë.
Në sindikatën e Arsimit, me këtë rast po ndihen të diskriminuar nga Qeveria.
Edhe sindikata e punëtoreve të Administratës, bashkëndjejnë me mësuesit ani se inkasuan mjete.
Por sipas tyre këtë muaj 50 eurot e shtesave nga pako e inflacionit nuk u dolën. Derisa në SBASHK, paralajmërojnë padi ndaj ministrit Hekuran Murati, nëse pagat nuk u dalin deri të premten.
https://www.youtube.com/watch?v=Wv7B-wolcUA
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.