Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Kulturës, ka dërguar një përgjigje tek Avokati i Popullit, ku thuhet se mund të pajtohen për ta ndalur grevën.
Por, për të ndodhur kjo, duhet që qeveria ta bëjë rritjen e pagës sipas rritjes ekonomike të vitit të kaluar, e po ashtu ndihma përmes pakos të vazhdoj deri në ligjin e pagave, e disa kërkesa tjera, njofton Klan Kosova.
Avokatit të Popullit, Naim Qelaj-t, që u bë ndërmjetësues mes dy palëve për ndaljen e grevës, përgjigje i ka kthyer edhe Ministria e Arsimit, ku jepet shpresë për rishqyrtim të periudhës së ofrimit të shtesave mbi pagë edhe pas dhjetorit.
Por përveç këtyre shkresave, të martën nuk pati takime.
https://www.youtube.com/watch?v=m8DodOQSfqE
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.