Aplikacioni i fundit nga IOS ofron opsione të reja të cilat kanë thjeshtësuar edhe më shumë skanimin e dokumenteve.
Ai është shumë i lehtë edhe në përdorim, pasi nuk ka nevojë që të vendosën kuadrat e dokumentit, pasi ai automatikisht i përshtatet këndit të fotografimit, po ashtu edhe ndriçimit.
Scanner Pro 6 mund të hyjë në funksion vetëm duke hapur kamerën dhe vetëm duke i vënë dokumentin të cilin dëshirojmë ta skanojmë para tij.
Ai mund të integrohet edhe më shërbimet tjera si Google Drive, Evernote, Dropbox etj.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.