Scarlett Johansson u shfaq tejet elegante në kuadër të Darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën.
Aktorja u vesh me një fustan të bardhë të thjeshtë, por që Johanssonin e tregonte shumë të matur e të bukur, shkruan klankosova.tv.
Veshjen e kombinoi me buzë të kuqe e flokë të lëshuar.
Në këtë event ajo u shoqërua nga bashkëshorti i saj, Colin Jost.
●●●
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.