Michael Schumacher nuk mund të zgjohet, përveç se me ndihmën e terapisë speciale, ka thënë avokati i tij.
Felix Damm ka thënë për CNN, duke mohuar ato që u thanë më parë se ish-kampioni i Formula 1, ka nisë të bëjë hapa të vegjël.
Schumacher kishte pësuar një lëndim të rëndë në tru derisa po skijonte në Meribel në Alpet franceze.
Ai pati dy intervenime në tru, ku qëndroi dhe në koma në Grenoble të Francës.
Më pas ai ishte transferuar në Luzanë dhe më pas trajtimin mjekësor e pranoi në shtëpinë e tij në Zvicër, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.