Komikja Amy Schumer ka pohuar që producentët e Oskarit e kanë refuzuar idenë e saj që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të jetë pjesë e ceremonisë së sivjetme përmes një video-lidhjeje.
Schumer do ta moderojë Oskarin fundjavën e ardhshme bashkë me Wanda Sykes dhe Regina Hall, dhe thotë se e ka parë si mundësi të mirë ngritjen e vetëdijes për luftën Rusi-Ukrainë.
“Në fakt e propozova, doja ta gjeja një mënyrë që ta kemi Zelensky-n që të lidhet apo ta bëjë një video apo diçka të tillë, sepse ka shumë sy që janë të drejtuar kah Oskari”, ka thënë Schumer sipas Yahoo.
“Nuk tutem që të shkojë deri në atë pikë, por unë nuk jam producente e Oskarit”.
https://www.youtube.com/watch?v=F1AuujuStHs
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.