Reperi, aktori dhe producenti muzikor, Sean “Diddy” Combs do të nderohet në MTV Video Music Awards 2023.
MTV njoftoi të martën se Combs do të marrë çmimin “Global Icon” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në shtator.
Çmimi “Global Icon” fillimisht u dha në MTV Europe Music Awards dhe vlerëson artistët apo grupet të cilëve “karriera dhe ndikimi i vazhdueshëm i kanë arritur në nivel unik suksesi global në muzikë dhe më gjerë”.
Diddy do të performojë në VMA, së bashku me Demi Lovato, Karol G, Doja Cat, Anitta, Kelsea Balerini, grupet K-pop Stray Kids dhe TXT dhe artistë të tjerë.
Reperi është nominuar për katër çmime në ceremoninë e sivjetme, duke përfshirë “Best Rap” dhe “Best R&B”.
Combs do të nxjerrë në treg “The Love Album: Off the Grid” më 15 shtator, albumi i tij i parë solo që nga “Press Play” i vitit 2006. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.