Sebastian Vettel ka fituar të dielën garën e Hungarisë në një paraqitje që të lë pa frymë, duke e ruajtur qetësinë kur të gjithë të tjerët u dukë që e kishin humbur të tyren,raporton Sky Sport, transmenton Klan Kosova.
Vozitësi i Ferrarit morri fitoren e tij të dytë të sezonit pas një starti të mirë, i treti me radhë dhe duke e mbajtur tempon. Por në këtë garë pati edhe skena kaotike si në fillim dhe në fund të xhiros së 69-të.
Në thirllerin e Budapestit përpos ferrarit që morri fitoren e dytë radhazi të sezonit, pas tij në podium u radhitën dyshja e Red Bullit, Danyl Kvyat dhe Daniel Riccardo. Ndërsa dy vozitësit e Mercedes Mclaren,Lewis Hamilton doli i gjashti pas një starti të dobët dhe Nico Rosberg përfundoi i nënti.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.