Sebastian Vettel i Ferrarit ka lëvizur në “pole pozicion” në garat Grand Prix në Singapore, përderisa rivali i tij për titullin e kampionit, Lewis Hamilton doli i pesti.
Vettel ishte 0.323 sekonda më i shpejtë se Max Verstappen i Red Bull, i cili tejkaloi garuesin e ekipit të tij Daniel Ricciardo.
Raikonen, me makinën tjetër Ferrari do të niset nga vendi i katërt, ndërkohë që “sanduiç” mes dy “Kokëkuqeve” do të jenë dy makinat Red Bull, me Verstappen që niset i dyti dhe Ricciardo i treti.
Ky rezultat i jep Vettel një mundësi të artë për të rimarrë titullin e kampionit nga Hamilton.
Gara për Çmimin e Madh të Singaporit zhvillohet të dielën në orën 14:00.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.