Boksieri shqiptar të shtunën ka mposhtur serbin Dusan Krstin, i cili u dorëzua në raundin e gjashtë, njofton Klan Kosova.
Seferi ka thënë sot se meçi i mbrëmshëm për të ishte i vështirë, por që aty ka përjetuar emocione të veçanta.
Seferi ka thënë se përkrahja e bashkëkombësve ishte i madh, andaj kjo ka bërë që serbi, Krstin të dorëzohet në raundin e gjashtë.
Ky është postimi i plotë i Seferit, në profilin e tij në Facebook:
"Të dashur miq , mbrëm kalova një ndeshje të vështir në ring që më bëri të perjetoi emocione mjaftë të veçanta. Arrita me sukses të perfundoj ndeshjen ku detyrova kundershtarin serb që të dorzohet në rundën e gjashtë.
Mbështetja juaj ishte mjaftë e fuqishme që në çdo aksion timin ndegjohej zëri juaj, Ju falenderoi nga zemra të gjithve që ishit në Olten të Zvicres. Poashtu ju falenderoi edhe të gjith juve që më ndoqet nepermjet faqes sime officiale dhe për mesazhet e shumta që
më keni derguar.
Jam gjith jeten mirnjohes ndaj jush dhe besoj që sëbashku do të ecim drejt suksesit të rradhes.
I juaji NURI SEFERI."
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.