Boksieri i mirënjohur shqiptar, Sefer Seferi, të shtunën do të ngjitet në ring në meç me kundërshtarin e tij kroat Marino Goles.
Ky takim do të zhvillohet në sallën Hildesheim Niedersachsen, në Hanover të Gjermanisë.
“Ndjehem në formë të shkëlqyer”, deklaroi Seferi, duke shtuar se pret një ballafaqim të rëndë.
“E di që kundërshtari është i fuqishëm, sepse të njëjtin e kam përcjellur duke boksuar. Mendoj se do të jetë një ballafaqim mjaft i rëndë, por unë do të jap maksimumin që të arrij rezultat pozitiv”.
“Përgatitjet për këtë ballafaqim kanë shkuar sipas planprogramit, ndërsa sparing kam pasur me Arnold Gjergjaj, Erzen Rustemi dhe Kickboksierin Sazan Memedi, të cilët kanë ndihmuar shumë".
Shqiptari stërvitjet i zhvillon në klubin Boxclubburgdorf, në Zvicër.
●●●
KMSHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.