Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka thënë se ende nuk ka qartësi të plotë rreth marrëveshjes së normalizimit ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar më 4 shtator në Washington.
Sejdiu në Rubikon deklaroi se pas kësaj marrëveshje Kosova mbetet vetëm rrugë tranzitore për shtetet fqinje.
“Ende nuk ka qartësi të madhe, nëse futemi në ëebfaqe të Institucionit Financiar i cili këto ditë ka qëndro bashkë me Grenell në Kosovë dhe Serbi do e shohim që është institucion financiar i themeluar nga qeveria Trump dhe i cili pak a shumë merret me financim të projekteve të ndara në disa kategori si infrastrukturë, shëndetësi, teknologji”.
“Në Kosovë duke pasur parasysh nivelin e zhvillimit industrial dhe kapacitetit për me konkuru me shtetet për rreth këto investime në infrastrukturë e bëjnë Kosovën si një rrugë transitore për shtetet për rreth gjë që është e mirë për shtetet tjera por për Kosovën mund të jetë sfidë e jashtëzakonshme për zhvillim industrial dhe për zhvillim ekonomik”.
“Kapacitetet e kësaj ekonomie dhe kësaj republike edhe me këtë qeveri edhe me qeveritë e kaluar për të pasur një vizion të qartë ekonomik, strategji të qartë të politikave fiskale dhe politikave tregtare është i mangët”.
“Kur po flasin për mijëra vende të punës po më asocion me projektin e Bechtel Enkes kur filluam autostradën për Shqipëri dhe disi e kamuflonim me këtë idenë që investimi është i madh dhe do të ketë mijëra vende të punës. E kam një skepticizëm të natyrës së vlerës së shtuar për ekonominë tonë duke pasur parasysh se nuk ka qeveri në Kosovë tash e pas Pavarësisë e cila e definon qartë se cili është pozicioni dhe cilat janë industritë që mendojnë të zhvillohen, se si mendojnë me ndërvepruar me Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë e Malin e Zi dhe shtetet e rajonit”.
Mes tjerash Sejdiu deklaroi se lajmi i vetëm i mirë për të është interesimi i shtuar i Amerikës për Kosovën.
“Lajmi i vetëm i mirë për mua është që ka një interesim të shtuar ekonomik, financiar, infrastrukturorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Shqipëri, Serbi gjë që e bënë këtë idenë e konflikteve më problematike në të ardhmen, ky është lajm i mirë meqë këta që kanë përfitu në konflikte temat do i kenë më të vogla dhe nuk mund të flasin për nacionalizëm dhe nuk mund të flasin për patriotizëm shqiptar e serb sepse tema finacionarizohet bëhet ekonomike dhe benefiti lidhet me mirëqenien e qytetarit”, deklaroi Sejdiu.
Sejdiu mes tjerash tregoi se pozicioni i Shqipërisë dhe Serbisë mbetet i qartë.
“Për Shqipërinë linja në Nish është e domosdoshme sepse bëhet edhe më të rëndësishme portet dhe potencialet për eksport çfarëdo qofshin ato, për Serbinë kostoja dhe mundësia për dalje në Mesdhe dhe lidhjet bëhen më të lira pra dyjat kanë një interes koxha të madh ekonomik, financiar dhe tregtar, Kosova mbetet një vend që tranzitojnë mallrat e shteteve të ndryshme e ne bëhemi një vend ku peronizojmë – vendosja dhe parkimi i mjeteve transportuese”.
Sipas Sejdiut ka disa kushte që Kosova nuk i plotëson si ekonomi e tregut të lirë.
“Kosova tri parakushtet për një ekonomi të tregut si lëvizja e lirë e mallrave, kapitalit dhe njerëzve asnjërën nga këto nuk e ka”.
“As malli nuk mund të lëvizë lirshëm, as njerëzit nuk lëvizin lirshëm e për kapital kur lëvizë prej kapitalit të Kosovës në vende tjera është një flamur i kuq”.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.