Selena Gomez është e njohur për lirinë e saj rreth të folurit për shëndetin mendor.
Edhe një here ajo e mori përsipër këtë temë, e pikërisht për shëndetin e saj mendor, shkruan klankosova.tv.
Në një sesion të mbajtur në Teksas, artistja reflektoi mbi dokumentarin e saj “My Mind & Me”, duke thënë se asaj i duhej të arrinte “fundin” përpara se të ishte në gjendje të kapërcente sfida të ndryshme.
Në dokumentarin e saj, ajo ka publikuar edhe një këngë me të njëjtin emër ku kujton tendencën e saj për të folur negativisht për veten.
“Më mërzit, por mendoj se të gjithë mund të lidhen me atë ndjenjë. E rëndësishme të flisni me veten me dashamirësi, por nuk mendoj se e kuptova vërtetë këtë” u shpreh ajo.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.