Mbi 800 qytetarë në vend i nënshtrohen procedurës së dializës të cilët vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave.
Vetëm në klinikën e Nefrologjisë në QKUK trajtohen mbi 200 prej tyre, ndërsa nga viti në vit vërehet rritja e rasteve me hemodializë, raporton Klan Kosova.
Drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë, Mimoza Berbatovci Ukimeraj, në lidhje me këtë tha se mosha më e re për momentin e pacientit që është në program të hemodializës sipas saj, është 24-vjeçe, ndërsa mosha më e madhe 81.
Sipas nefrologes, duhet shtuar informimi dhe vetëdijesimi ndaj organit të veshkës, meqë hipertensioni dhe diabeti i pazbuluar me kohë apo i patrajtuar mirë dhe një mori faktorësh tjerë, bëjnë që veshkat ta humbasin funksionin e tyre.
Ndiqeni kronikën në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=nQqXg0A4gD4
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.