Lëvizjet e qytetarëve në Shtërpcë, të premten, nuk i panë zyrtarët serbë në Beograd.
Kamerat që i vëzhgonin këta, që ishin vendosur nga strukturat paralele serbe, i konfiskoi Policia e Kosovës, të enjten, bashkë me shumë dokumente të tjera të këtyre strukturave.
Kjo mbase ndikoi që zyra e komunës paralele të jetë e mbyllur, të paktën kur e vizitoi Klan Kosova. Ani se shenjat tregonin që shiritat që i vendosi policia ishin larguar.
Ajo që ndodhi në Shtërpcë nuk iu pëlqeu aspak serbëve. Bile, thonë se aksioni i policisë ishte krejtësisht i panevojshëm.
Këta veprimin e policisë, të urdhëruar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, e quajnë ilegal.
Veç kamerave, këta po i qajnë edhe krejt dokumentet që i morën institucionet e Kosovës.
“Të gjitha dokumentet për studentët dhe fëmijët nxirreshin këtu, pa pasur nevojë për të shkuar në Mitrovicë. Por, tash ku t’i nxjerrim? Ku të merren certifikatat e kurorëzimit? Si do të mund të kurorëzohen qytetarët?”, u shpreh njëri nga ta.
Serbët e atjeshëm pajtohen me zyrtarët e Beogradit, të cilët deklaruan se operacioni i policisë u bë për t'i sulmuar këta.
Policia zhvilloi këtë aksion pas dyshimeve nga prokuroria se personat e arrestuar për rastin "Brezovica", muaj më parë, përkatësisht ish-kryetari i komunës, Bratisllav Nikoliq, që është edhe koordinator i strukturave paralele që veprojnë në Shtërpcë, monitoroi kamerat e vendosura në vende publike dhe të dhënat i dërgonte në Serbi.
https://www.youtube.com/watch?v=5mmXN0NpqNc&t=44s
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.