Me ardhjen e Donald Trump dhe administratës së tij në krye të Shteteve të Bashkuara, Serbia ka një shans të madh për të arritur një partneritet strategjik me Washingtonin dhe marrëdhënie që janë të bazuara mbi baza krejtësisht të ndryshme sesa që ishin me administratën e mëparshme.
Kështu ka deklaruar nënkryetari i Kuvendit të Serbisë Vladimir Marinkoviq.
"Ne gjithashtu inkurajojmë dëshirën dhe nevojën e Presidentit të Trump për të punuar në zgjidhjen e çështjeve kryesore globale në mënyrë që ata nuk do të bashkëpunojnë ngushtë me Federatën Ruse, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe Shtetit Islamik në Irak dhe Siri", tha Marinkoviq në debatin për politikën e ardhshme amerikane ndaj Evropës Juglindore, raporton "Tanjug", përcjellë Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.