Në sheshin Car Llazari në Mitrovicë të Veriut, sot u mbajt protestë nga banorët serbë.
Aty u mblodhën shumë qytetarë, të rinje të vjetër për të shprehur pakënaqësinë për veprimet e Qeverisë së Kosovës në lidhje me qortimin e banorëve për targat serbe KM.
Kryetari i Listës Serbe që organizoi protestën, tha para masës se duan paqe por qeveria e Albin Kurtit, po vepron njëanshëm duke shkelur marrëveshjet e Brukselit për Asociacionin.
E Igor Simiq, nënkryetar i LS, kritikoi ndërkombëtarët për presionin që iu bënë pas largimit të tyre nga institucionet kosovare.
Derisa kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, që të dielën dha dorëheqje, tha se serbët nuk do të dorëzohen.
Drejtori i suspenduar nga Policia e Kosovës, që nuk pranoi të zbatoj qortimin, nuk u pa i penduar.
Në protestë pati fjalime edhe të të dorëhequrve nga arsimi, shëndetësia e gjyqësori, teksa pas rreth një ore, qytetarët u shpërndanë të qetë.
https://www.youtube.com/watch?v=5v_61friy0E
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.