Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të parandalojë eskalimin e dhunës në Kosovë, ku, siç tha ai, situata e sigurisë është shqetësuese.
Jevtiq në emisionin "Sporazum" (Marrëveshja) të televizonit Puls ka thënë se serbët nuk duan që të përsëriten ngjarjet e marsit të vitit 2004 dhe se është e qartë se situata aktuale e sigurisë në Kosovë është alarmante, përcjellë Klan Kosova.
"Incidentet që u zhvilluan në zonat e banuara nga të kthyerit serbë tregojnë se situata është e brishtë , tha ai.
"Kjo është ajo që ne nuk duam të përsëritet, andaj i bëjmë thirrje partnerëve tanë në Qeverinë e Kosovës dhe komunitetin ndërkombëtar që të angazhohen për të parandaluar eskalimin e dhunës në rrugët e Prishtinës por edhe në zonat ku jetojnë serbët ", ka thënë Jevtiq.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.