E enjtja zbardhi me një pikë të re kontrolli nga KFOR-i në Zveçan.
Kjo pas kërkesave për shtimin e tyre nga kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, një ditë më parë që i bëri misionit paqeruajtës, raporton Klan Kosova.
Këngët nacionaliste ishin të vetmet që prishnin qetësinë edhe në Leposaviq.
Serbët në shenjë revolte ndaj kryetarit Lulzim Hetemi, ironizuan pak duke shkruar mbiemrin e tij në trupin e një dhie.
Prijësi i protestës, pasdite pyet KFOR-in nëse mund ta pastrojnë rrugën ku po qëndrojnë.
Më pas për mediat kosovare përsërit kërkesat që kanë për Qeverinë në Prishtinë.
E për ish-shefin e komunës, këta nuk do dorëzohen nga kjo situatë që sipas tij që nuk të dërgon askund.
I pyetur për sulmet ndaj gazetarëve, Zoran Todiq i mohoi ato duke thënë se protestuesit vetëm s'duan të xhirohen tinëz me telefona. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=3OOWlMsxLXk
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.