Destinacion e kishin vendin e tyre të punës.
Në stacionin e policisë në Mitrovicë të Veriut, dhjetëra policë serb dorëzuan një flet të bardhë, ku me dorëshkrim shënuan dorëheqjen për siq thonë arsye personale e morale.
Veprim të njëjtë gjatë ditës kryen edhe disa kolegë të tyre në pikat kufitare veriore.
Akti i tyre, vjen një ditë pasi në mënyrë demonstrative uniformat i zhveshën eprorët e tyre.
Dorëheqje të tjera të policëve serb në veri u paralajmëruan për të hënën, njofton Klan Kosova.
Nga policia bënë të ditur se disa nga të dorëhequrit i kanë dorëzuar pajisjet e tyre.
Siq merr vesh Klani, ata kanë dorëzuar armët dhe radiolidhjet por jo edhe uniformat, derisa ata që nuk e kanë kryer këtë detyrë do ta bëjnë të hënën.
https://www.youtube.com/watch?v=nWRZofjALrY
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.