Është plaçkitur zyra e Federatës Skitare në Hotelin "Molika" në Brezovicë.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar kryetari i kësaj Federate, Milaim Kelmendi.
Sipas informatave dyshohet se ky veprim ka ardhur si pasojë e frustrimit të pronarëve të këtij hoteli, me mbylljen e Qendrës Skitare para disa ditesh për shkak të rrezikut të orteqeve.
Kelmendi theksoi se " Zyrat janë hapur në mënyrë të paautorizuar, dhe gjësendet janë larguar dhe hudhur nepër bodrume pa dijen tonë, flamuri, laptopët"
Ai shtoi se" Ne nuk i përgjigjemi institucioneve paralele, ne jemi institucion i Kosovës dhe i përgjigjemi vetëm Kosovës".
Me këtë rast po merret edhe Policia e Kosovës, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.