Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se presidenti i shtetit të tij, Aleksandar Vuçiq, të martën dha urdhër që ushtria serbe të kaloj në fazën e gatishmërisë.
Kjo në ditën kur Kosova nisi zbatimin e fazës së parë për heqjen e targave ilegale, procedurë që po bëhet nga policia kosovare.
“Presidenti i republikës si komandant suprem ka dhënë urdhër që ushtria të jetë në gjendje të ngrit gatishmërinë luftarake që të mund t’i përgjigjet secilës detyrë. Natyrisht askush s’po do asnjë konflikt apo luftë se as që i shkon mendja të luaj këso lojëra. Por jemi shtet serioz dhe mund të marrim gjitha hapat që të mund t’i përgjigjemi secilës situatë sfiduese”, tha Vuçeviq, për TV HAPPY në Beograd.
Ai pohon se forcat mbajnë llogari për sigurinë e serbëve në Kosovë në rast se ka rrezik për ta, përderisa proklamon se duan dialog për çështjen e targave të veturave.
“Më mirë është që të negociojmë njëmijë ditë sesa të jemi një ditë nëpër llogore Askujt s’po i bëhet luftë, mjaft kemi luftuar në shekullin XX kur ka qenë e duhur e kur s’ka qenë e duhur fare”.
Vuçeviq, shtoi se Serbia po frikësohet pasi që sipas tij FSK-ja është duke u bërë ushtria e vërtetë e Kosovës dhe kjo po ndodh me mbështetje të disa shteteve të fuqishme.
https://www.youtube.com/watch?v=PkWUv4POtP8
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.