Federata Ndërkombëtare e Hendbollit ka dënuar Federatën e Hendbollit të Serbisë, për anulimin e ndeshjes me Përfaqësuesen e Kosovës.
Federata e Hendbollit të Serbisë është dënuar me 15 mijë euro si dhe i është hequr mundësia e organizimit të turneve të EHK, shkruan B92, përcjell Klan Kosova.
Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës të juniorëve ishte e planifikuar që të mbahej në Kvilovo, por që Serbia kishte refuzuar të paraqitje.
Turneu i marsit ku kanë marrë pjesë Serbia, Norvegjia, Sllovakia parashihte pjesëmarrjen edhe të Kosovës. Por Qeveria e Serbisë kishte marrë vendim që përfaqësuesja e tyre të mos e zhvillonte këtë takim.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.