Shifrat e fundit nga Serbia flasin qartë: vendi po zbrazet me një ritëm që nuk mund të injorohet më. Në vetëm dy muajt e parë të vitit 2026, diferenca prej mbi 8 mijë banorësh më shumë të vdekur sesa të lindur nuk është thjesht statistikë. Sipas mediave serbe, është alarm demografik.
Edhe pse vërehet një rënie e lehtë si te lindjet ashtu edhe te vdekjet, problemi thelbësor mbetet i pandryshuar: lindjet janë shumë të ulëta për të kompensuar humbjet natyrore. Me vetëm 9.303 foshnja të lindura kundrejt 17.534 vdekjeve, Serbia po hyn në një spirale të rrezikshme të tkurrjes së popullsisë.
Kjo situatë nuk mund të justifikohet vetëm me trendet globale apo plakjen e popullsisë.
Ajo reflekton mungesën e politikave efektive për mbështetjen e familjes, emigrimin e vazhdueshëm të të rinjve dhe pasigurinë ekonomike që i dekurajon çiftet të krijojnë familje. Ndërkohë, masat që ndërmerren shpesh duken të pamjaftueshme ose të vonuara.
Beta nofton se, nëse ky ritëm vazhdon, pasojat do të jenë të thella








