Pak orë para se të nisë regjimi i ri i lëvizjeve Kosovë-Serbi pa letra hyrje-dalëse, pra vetëm me letërnjoftime, Beogradi e mori një veprim.
Në të gjitha pikat kufitare kah ana serbe u vendos një lajmërim në serbisht e anglisht ku thuhet se kalimi veç me karta identiteti bëhet për çështje praktike në pajtim me ujdinë për lëvizjen e lirë nga viti 2011.
Me këtë veprim Serbia thotë se nuk e pranon atë që e quan shpallje të njëanshme të pavarësisë së Kosovës, që paraqitet me asteriks.
Po sipas lajmërimit të Beogradit s’paragjykohet statusi final i Kosovës dhe lëvizja me letërnjoftime s’i bie heqje dorë nga rezoluta 1244.
Të enjten po ashtu nis rrjedhja e dymujorit të caktuar nga qeveria kosovare për ndërrimin e targave nga ato serbe KM te ato të Kosovës RKS.
Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, deklaroi se deri më 1 nëntor kanë kohë për të gjetur një zgjidhje për targat. Ai shtoi se ata i kanë dhënë disa ide Kosovës e Serbisë, por s’i tregoi se cilat janë ato.
Nga ana e tij kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i tha Radios Evropa e Lirë se është duke nxitur diçka për targat që mund ta pranojnë të dyja palët.
E përfshirë në gjithë këto zhvillime është edhe Londra zyrtare.
I dërguari për Ballkanin, Sir Stuart Peach, shkoi në Beograd për biseda me presidentin Aleksandar Vuçiq. Dialogu Prishtinë-Beograd qe në qendër të bisedës.
https://www.youtube.com/watch?v=Mwm4TWodTLI
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.