Tenistja amerikane Serena Williams ka mposhtur spanjollen Garbine Muguruza me rezultat 2-0 në seta (6-4 dhe 6-4), për të siguruar trofeun e gjashtë të Wimbledonit në karrierë.
Muguruzaqë është e para spanjolle në 19 vite që arrin finalen e këtij turneu në setin e parë nuk ishte kundërshtare e denjë për amerikanen, përderisa në të dytin ishte afër rikthimit, por Serena e cila është duke vendosur dominim në sportin e bardhë, u tregua e vëmendshme dhe nuk la vend për befasi.
Paraprakisht, Williams në gjysmëfinale mposhti Maria Sharapovan, në qerekfinale Victoria Azarenkan ndërsa në xhiron e katërt, motrën e saj Venus Williams.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.