Tenistja e njohur, Serena Williams, në ndeshjen e parë të hapjes amerikane kundër Magda Linette, kishte vendosur të veshë një fustan të zi që ju përngjante atyre të balerinave.
Përkundër kritikave të mëdha që mori për veshjen, ajo e ka fituar ndeshjen kundër tenistes me prejardhje nga Polonia me rezultat 6-4, 6-0, njofton Klan Kosova.
Pas ndeshjes kur Williams u pyet nga gazetarët e sportit rreth veshjes së saj, ajo u përgjigj se ''nuk është ndonjë gjë e madhe, Grand Slams kanë të drejtë të bëjnë atë që duan të bëjnë''.
''Unë u ndjeva aq femërore në tutu, e cila është pjesa ime e preferuar. Me të vërtetë e mishëron atë që unë gjithmonë them: se ju mund të jeni e fortë dhe e bukur në të njëjtën kohë'' ka shtuar ajo, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.